OKB: 100 mijë njerëz kanë ikur në Rafah ditët e fundit
OKB ka bërë të ditur se të paktën 100 mijë njerëz të zhvendosur kanë vërshuar në Rafah në ditët e fundit.
“Fluksi i palestinezëve në qytetin më jugor të Gazës ka përkeqësuar kushtet tashmë të cilat veçse kanë qenë të rënda”, ka thënë OKB-ja.
Ndërkaq, është krijuar një hapësirë e madhe me mijëra tenda dhe kasolle të improvizuara në Rafah, ku njerëzit po ikin me karroca dhe në këmbë.
