Tahiri: ETIAS-i nuk duhet të kthehet dhe as të shërbejë si kusht politik

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se ETIAS nuk duhet të kthehet në kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në lidhje me diskutimin që ky sistem të kthehet si një lloj kushti nga ana e BE-së, Tahiri ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës duhet t’i drejtohen zyrtarisht përmes një deklarate Presidencës Çeke.

Sipas tij, në këtë proces Kosova ka përmbushur kushte më shumë se vendet e rajonit.

“Se edhe pas liberalizimit zotohet se do t’i zbatojë të gjitha kushtet dhe standardet të cilat do të vlejnë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke konkluduar se nëse vazhdon qasja asimetrike e BE-së dhe vendeve anëtare ndaj Kosovës, kjo mund t’i shërbejë këtij procesi teknik, por njëkohësisht është goditje mbi optimizmin dhe kredibilitetin e procesit evropian në mesin e qytetarëve të Kosovës. Sepse opinioni i gjerë konsideron se zvarritja e liberalizimit është krejtësisht politizues”, ka shkruar ai në Facebook.

Tahiri tutje ka bërë të ditur se do t’i propozojë Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, që t’i drejtohet me shkresë homologut të tij çek, atij francez si dhe institucioneve respektive të BE-së rreth kësaj situate diskriminuese.

Go to TOP