Nottingham Forest triumfon në `Anfield` pas 55 vitesh

Nottingham Forest ka arritur një fitore historike në “Anfield”, duke mposhtur Liverpoolin 1-0 në ndeshjen e javës së katërt të Premier League.

Goli vendimtar ka ardhur në minutën e shtatëdhjetë e dytë nga Callum Hudson-Odoi, duke i shkaktuar trajnerit të ri të Liverpoolit, Arne Slot, humbjen e parë në këtë sezon.

“Reds” e ka pasur të vështirë të gjejë ritmin në pjesën e parë, me Nottingham Forest që ka treguar  performancë të mirë në mbrojtje. Pavarësisht krijimit të disa rasteve, si ai i Luis Díaz që ka goditur shtyllën, dhe një gabim nga portieri i Forest, Matz Sels, Liverpool nuk ia ka arritur të konkretizojë asnjë prej këtyre mundësive.

Kjo fitore vazhdoi ecurinë pozitive të Nottingham Forest që nuk ka humbur asnjë ndeshje deri më tani në kampionat.

Liverpool mbetet në vendin e dytë në tabelë, të kryesuar nga Manchester City, ndërsa Nottingham Forest në vendin e katërt. 

Go to TOP