Notarja amerikane humb ndjenjat, për pak sekonda përfundon në fund të pishinës

Një rast i frikshëm ka ndodhur në Kampionatin Botëror të notit që po mbahet në Hungari.

Notarja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Anita Alvarez, derisa ishte duke notuar i humbi ndjenjat dhe për pak momente qëndroi në fundin e pishinës.

Fatmirësisht ndërhyri shpejt trajnerja e notares e më pas reagoi edhe ekipi mjekësor duke stabilizuar situatën shëndetësore të sportistes amerikane.

Alvarez, tashmë është mirë.

Sipas raportimit të mediave arsyeja e humbjes së ndjenjave ishte stresi i madh në bashkëpunim edhe me nxehtësinë e lartë në ambientin ku garohej.

Go to TOP