Norwich City zyrtarizon transferimin e Jacob Wright

Norwich City e ka kompletuar transferimin e mesfushorit Jacob Wright nga Manchester City për shumën 2.3 milionë paund.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër.

Wright ka lënë përshtypje pozitive gjatë huazimit të tij te Norwich në pjesën e dytë të sezonit, pasi u bashkua me skuadrën në ditën e fundit të afatit kalimtar në muajin janar.

Edhe pse Norwich City aktualisht është pa trajner pas shkarkimit të Johannes Hoff Thorup, megjithatë, drejtuesit e klubit duket se janë të vendosur të ndërtojnë një skuadër konkurruese për garën e rikthimit në Premier League.

Duke folur për faqen zyrtare të klubit, Wright shpjegoi arsyet e vendimit për të qëndruar në Carroë Road dhe për të mos u kthyer te Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiolës.

“Jam shumë i emocionuar, kjo ishte ajo që doja kur erdha këtu. Muajt e fundit që kam kaluar në këtë klub më kanë forcuar ndjenjat e mia për Norëichin. E kam shijuar jashtëzakonisht shumë kohën time këtu dhe shpresoj që ky udhëtim të vazhdojë”, tha ai.


Go to TOP