NASA anulon përsëri lansimin e raketës Artemis I

Agjencisë amerikane të hapësirës iu është dashur të shtyjë lëshimin e raketës së re Artemis I Moon për herë të dytë brenda një jave.

Kontrollorët nuk ishin në gjendje të ndalonin një rrjedhje hidrogjeni në automjet, pothuajse që nga fillimi i procedurës së numërimit të së shtunës.

NASA tani ka një mundësi tjetër për ta nisur raketën të hënën ose të martën, raporton BBC.

Pas kësaj automjeti do të duhet të kthehet në ndërtesën e tij të montimit për inspektim dhe mirëmbajtje, gjë që do të thotë vonesa të mëtejshme.

Sistemi i Nisjes Hapësinore është raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë nga NASA, dhe pjesa më e madhe e shtytjes së madhe vjen nga djegia e pothuajse tre milionë litrave hidrogjen dhe oksigjen të lëngshëm super të ftohtë në katër motorë të mëdhenj në pjesën e poshtme të automjetit.

Por kur kontrollorët dërguan komandën herët në mëngjes për të mbushur rezervuarin e hidrogjenit të raketës, një alarm ra, duke treguar se kishte një rrjedhje. 

Go to TOP