Vdes atleti i njohur i Kosovës

Pas një sëmurje të shkurtër ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare ish atleti i njohur i Kosovës Ismet Shaban Abazi nga Prishtina.

Ai ishte edhe në reprezentacionin e ish Jugosllavisë në 1500 metra në vitet e ‘80. Ai kishte thyer disa rekorde në garat në Beograd në vrapim prej 1.500 metra, ndërsa rezultate të mira kishte siguruar edhe në ato ndërkombëtare. Federata ndërkombëtare e Atletikës e kishte renditur në top dhjetëshin më të mirë.

Në vitet ‘90 kishte në pronësi autokompaninë “Acrobus Abazi” ku kishte lëshuar linjat e para për në Shqipëri. Ndërsa më vonë kishte krijuar disa kompani të suksesshme në Turqi ku kryesisht merreshin me lëndët e para.

Ai la pas vete bashkëshorten, operisten e njohur Sanije Matoshi dhe një vajzë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e Arbërisë në kohë drekë të shtunën në ora 13.00. /Kosova.info/

Go to TOP