Newcastle synon lëvizjen në orët e fundit, Bakayoko i Milan në shënjestër
Bakayoko mund të kthehet në Premier League për një aventurë të re.
Mesfushori i Milan, Tiemoue Bakayoko nuk është pjesë e planeve të Stefano Pioli dhe pritet të largohet nga ‘San Siro’.
Sipas raportimeve të Daniele Longo, Newcastle do të sigurojë transferimin e mesfushorit.
Bakayoko është lojtar i Chelsea, por aktualisht është te Milan. Transferimi i tij do të përfshijë tri skuadra.
Lojtari është larguar tashmë nga ‘San Siro’ dhe pritet të udhëtojë drejt zyrave të Newcastle.
Mbetet të shihet se cila do të jetë marrëveshja që ia siguron Newcastle shërbimet e mesfushorit.
