Nadal “kokë më kokë” me Realin, sa i përket kupave të fituara
Ylli i tenisit, Rafael Nadal, sot fitoi kupën e 14-të rekord “Roland Garros”, në French Open, ndërkohë që numri total i kupave të fituara nga ai, shkon në 22.
Ajo që bie në sy, është se Nadal asesi nuk po lejon që klubi futbollistik, Real Madrid, ta kalojë atë me kupa, sa i përket një kompeticioni.
Ditë më parë, Real Madrid fitoi titullin e 14 të Ligës së Kampionëve, në 67 vite histori të kompeticionit, ndërsa Nadal sot po ashtu fitoi kupën e 14-të, në vetëm 17 vitet e fundit, shkruan Klankosova.tv.
Megjithatë, spanjolli nuk ka inat me Real Madridin, pasi që është fans i klubit, ndërkohë që më herët kishte thënë se në ‘El Clasico’ përkrah klubin madrilien, dhe jo Barcelonën, 36 vjeçari po ashtu ishte i pranishëm në “Stade de France”, kur Real Madrid fitoi në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.
“Zezo Cartoons” ka krijuar një karikaturë, ku Nadal shihet në nivelin e njëjtë me klubin e Real Madridit, sa i përket kupave të fituara në kompeticione të veçantë.

