Nadal fitoi trofeun e parë ‘Roland Garros’ në po të njëjtën ditë, 17 vite më parë 

Rafale Nadal sot rishkroi historinë, duke u bërë tenisti i vetëm që fiton një rekord prej 14 kupash ‘Roland Garros’, në garën e French Open. 36 vjeçari po ashtu sot u bë tenisti i vetëm që zotëron 22 kupa Grand Slam, pasi në finale mposhti tenistin Casper Rudd, me sete 6-0, 6-3, 6-3.

Tani Nadal është një kupë përpara rivalit të tij, Roger Federer, si dhe dy kupa përpara tenistit Novak Gjokoviq, të cilin e eliminoi në çerekfinalen e këtij turneu.

Sikur të ishte një rastësi, Nadal e fitoi po të njëjtën kupë, në po të njëjtën ditë, 17 vite më parë, ku mposhti tenistin Mariano Puerta, me sete 6-7, 6-3, 6-1, 7-5, ndërkohë që më pas vazhdoi me fitore vit pas viti, duke e fituar sivjet të 14-ën.

Atë kohë, Nadal e pranoi trofeun nga legjenda e futbollit, Zinedine Zidane, njofton Klankosova.tv.

Nuk dihet nëse spanjolli do të vazhdojë të garojë tutje në tenis, me spekulimet që thonë se ai do të pensionohet për shkak të moshës së shtyrë, si dhe për shkak të lëndimeve nga të cilat vuan.

Go to TOP