Një shtetas gjerman gjendet i vdekur në një banesë në Gjakovë, cilësohet e dyshimtë

Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur në një banesë në Gjakovë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, shkruan Kosova.info.

Ai ka thënë se kanë marrë kërkesë së një bashkëpunëtorëje për verifikimin e situatës shëndetësore të shtetasit gjerman, ndërsa i njëjti është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Rasti në polici është hapur si vdekje e dyshimtë dhe trupi i pajetë i tij është dërguar për ekzaminim mjekësor në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Datë 06.11.2021 rreth orës 20:00, -Gjakovë, pas kerkeses se nje bashkepunetoreje per verifikim te nje shtetasi gjerman mbi situaten shendetesore te ti, policia se bashku me pronarin e baneses ku banonte shtetasi gjerman, dhe me urdher te prokurorit kujdestar ka hyrë ne banese dhe ka gjeturë shtetasin gjerman te shtrirë ne krevat. Ne vendngjarrje ka dalë mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e ti. Rasti eshte hapur si ‘’Vdekje e dyshimte’’ dhe se trupi i pa jete te dërgohet për ekzaminim ne institutin e mjekësisë ligjore. Ne lidhje me rastin janë informuar te gjitha Njësitet Relevante për veprimet e mëtutjeshme ju informojmë me raporte shtese.”, tha Xhurkaj. 

Go to TOP