Një punëtor humb jetën në vendin e punës, dyshohet se i ka rënë një reklamë në kokë

Një punëtor ka humbur jetën sot rreth orës 15:00, pas një aksidenti tragjik ndërsa po punonte në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Punëtori, 43 vjeç, nuk ka mundur të mbijetojë pas lëndimeve të marra dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës,” ka deklaruar Flora Ahmeti nga Policia e Prishtinës duke shtuar se policia është duke mbledhur informacion të detajuar rreth ngjarjes.

Go to TOP