Një person rrihet në Rahovec, merr lëndime të rënda

Një person është arrestuar pasi ka rrahur një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:00 në fshatin Hoqë e Vogël, Rahovec.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupor dhe ka marr tretmanin e nevojshëm mjekësor.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka marrë pjesë në rrahje ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Go to TOP