Një person në Lybeniq të Pejës bie në bunarin që po hapej

Një person në fshatin Lybeniq të Pejës ka rënë në një gropë ku po hapej një bunar.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:30 minuta, Policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Lybeniq, gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e një bunari, në afërsi të varrezave të fshatit, ka rënë një person”, tha Gashi.


Go to TOP