Një i dehur godet me veturë dy policë në Gjakovë

Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime sonte në fshatin Ponoshec të Gjakovës pasi që janë goditur me makinë nga një person që po ngiste në gjendje të dehur.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se të lënduarit janë policë kufitarë.

“Janë aksidentuar dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit janë zyrtarë policorë të Policisë Kufitare. Sipas njësiteve të trafikut që po merren me menaxhimin e rastit, dy zyrtarët policor kanë qenë në pikë kontrolli në momentin e aksidentit, kur janë goditur nga një automjet drejtuesi i të cilit ishte nën ndikim të alkoolit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Të dy policët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës për tretman mjekësor.

Go to TOP