Një burrë u gjet i vdekur mbrëmë në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Lekë Dukagjini” mbrëmë në Prishtinë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes, ndërsa trupi i tij është dërguar për obduksion.

“Rr. Lekë Dukagjini, Prishtinë 03.01.2024 – 20:45. Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, ka njoftuar sot policia.

Go to TOP