Një burrë në Viti, vetplagoset aksidentalisht
Një burrë në Viti ka plagosur vetën aksidentalisht.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:05.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa i dyshuari është transportuar në Emergjencën e Gjilanit
“MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS/VETËPLAGOSJE ME ARMË ZJARRI – Viti 24.08.2025-15:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, aksidentalisht është vetë plagosur me armë zjarri . Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa i dyshuari është transportuar në Emergjencën e Gjilanit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
