Një burrë është gjetur pa shenja jete në Kllokot, policia jep detaje
Policia ka njoftuar se të enjten një burrë është gjetur pa shenja jete në Kllokot.
Në njoftimin për media të policisë është thënë se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar nga QMF-ja në Viti.
Sipas policisë, rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Lidhur me rastin ekipi mjekësor nga QMF-Viti ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, është thënë në njoftimin e policisë./Kosova.info/
