Nissinen: Gazetaria relevante për themelet e demokracisë

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, mbajti ligjëratë me studentët e gazetarisë në UP lidhur me njohuritë mbi median. Studentët shtruan pyetje për ambasadorin, derisa thanë se nga ajo që u tha në këtë ligjëratë, do t`u shërbejë edhe pas studimeve, kur të jenë në tregun e punës.

Duke treguar njohuritë mbi median, si dhe shembuj nga shteti që vjen, ambasadori finlandez në Kosovë, Matti Nissinen, mbajti ligjëratë me studentët e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

“Siç e përmenda, tema kryesore janë njohuritë mbi median. Dhe kjo është diçka që mendoj se është me rëndësi thelbësore në ditët e sotme. Është diçka që është për audiencën, por edhe për ju që do të punoni për media. Është një temë që është relevante për themelet tona, demokracinë tonë. Në Finlandë filluam menjëherë. Kur lind, gradualisht mëson aftësi të edukimit mediatik, sigurisht ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë”, tha Matti Nissinen, ambasador i Finlandës në Kosovë.

Studentët patën pyetje për ambasadorin finlandez. Ata thanë se ajo që dëgjuan në këtë ligjëratë do t’u shërbejë edhe pas studimeve, kur të jenë duke e ushtruar profesionin.


Go to TOP