Nisin hetimet për vdekjen e të riut në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njftuar se ka nisur hetimet rreth vdekjes së 24 vjeçare në rrugën “Garibaldi”, te hoteli “Grand”.

Lajmin për hetimin mbi vdekjen e të riut e ka konfirmar, për RTK, Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Prokurori kujdestar ka dal ne vendin e ngjarjes  gjate te cilit ka humbur jetën një person i moshës 24 vjeçare, ku prokurori i shtetit  hapur rastin “Hetim mbi vdekjen” po ashtu prokurori i çështjes ka autorizuar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, ka thënë Shala.

Policia ka konfirmuar vdekjen e një personi që ka rënë nga lartësia te hoteli “Grand” në Prishtinë.

Go to TOP