Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën të pranishëm janë 101 deputetë.
Dy deputet Afërdita Hajrizi dhe Uran Ismaili të cilët s’kanë qenë më herët në seanca janë betuar sot.
Në fillim të punimeve, ligjvënësit miratun plotësimin e vendimit të Kuvendit me numër 10-V-006, lidhur me përbërjen e komisioneve parlamentare. 100 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u bënë ndryshimet. Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhanë propozimet e tyre se cilët deputetë në cilat komisione parlamentare duhet të dhënë kontributin e tyre.
