Nis java e kodimit, Kurti: Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve ju uroj kodim të suksesshëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot fillon java e kodimit në mbi 250 shkolla vullnetare.
Ai i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit që do të jenë pjesë e nismës.
“Kosova pjesë e nismës globale të kodimit. Sot po fillon java e kodimit në mbi 250 shkolla vullnetare. Do të zhvillohen qindra aktivitete që përfshijnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike.”
“Partnerët SHPIK dhe Code.org, bashkë me shkollat dhe qendrat e trajnimeve, do të mundësojnë realizimin e Orës së Kodimit. Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve që do të jenë pjesë e kësaj nisme përgjatë kësaj jave, ju uroj kodim të suksesshëm. Mezi pres të kthehem nga Vjena që t’ju vizitoj e përgëzoj nga afër.”
Ai ka thënë se qeveria do të punojë intensivisht që shkathtësitë e kodimit të mësohen nga klasa e parë që nga viti shkollor 2024/2025.
Kurti i përgëzoi shkollat që janë bërë pjesë e kësaj iniciative.
