Interi konfirmon transferimin e Andre Onanas
Interi ka konfirmuar nënshkrimin e Andre Onanas si një transferim të lirë nga Ajax.
Reprezentuesi i Kamerunit kishte kaluar testet mjekësore me Nerazzurrët në janar, derisa kontrata e tij me Ajaxin skadoi të enjten.
26-vjeçari luajti 214 ndeshje me Ajaxin, duke fituar gjashtë tituj, përfshirë tri liga holandeze.
Lega Calcio konfirmoi në mëngjes se Interi kishte regjistruar kontratën e portierit.
Reprezentuesi i Kamerunit ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 3 milionë euro në sezon. Mbetet për t’u parë nëse ai do të bëhet menjëherë portieri i parë në “Stadio Meazza”.
Samir Handanoviq ka zgjatur kontratën e tij me Interin deri në vitin 2023 dhe Inzaghi ka të ngjarë të ndërrojë dy portierët e tij gjatë sezonit të ardhshëm.
Interi gjithashtu ka nënshkruar me Henrikh Mkhitaryan nga Roma dhe me sa duket do të konfirmojë nënshkrimin e tij sot.
Ai gjithashtu bashkohet me Nerazzurrët në një transferim të lirë dhe ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.
Interi ka nënshkruar tashmë me katër lojtarë këtë verë, duke mirëpritur Onana, Mkhitaryan, Romelu Lukaku (i huazuar nga Chelsea) dhe Kristjan Asllani (i huazuar nga Empoli).
