Ngritet aktakuzë ndaj tetë personave për korrupsion

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve H.H., L.M., A.J., Xh.L., B.P., D.K., G.Sh., dhe V.M., me dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sanksionuar nga neni 414 par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së). Ndërkaq i pandehuri H.H. ngarkohet edhe me akuzën për kryerjen e veprës penale Lidhja e Kontratës së dëmshme, sanksionuar nga neni 285 par. 1 dhe 2 të KPRK-së”, theksohet në njoftim.

Sipas PSRK-së, prona e cila është objekt i akuzës, bazuar në Kërkesën e Prokurorisë, është sekuestruar nga Gjykata dhe në bazë të Aktakuzës, PSRK i ka propozuar Gjykatës që ta konfiskojë atë dhe e njëjta t’i kthehet sërish pronës publike. /Kosova.info/

Go to TOP