Nga sot në QKMF të Malishevës filloi edhe shërbimit i mamografisë

Nga sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Shëtim Robaj” në Malishevë, ka filluar edhe shërbimi i mamografisë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Liridon Hoti, kishte thënë se i gjithë stafi që do të kryejë këtë shërbim për gratë i kanë të gjitha trajnimet e nevojshme.

“Me mamografi kemi siguruar një shërbim shumë të nevojshëm për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit tek nënat, motrat dhe gratë tona”, ka thënë drejtori Hoti, me rastin e fillimit të shërbimi të ri në QKMF në Malishevë.

Go to TOP