Neymar hyn në librat e historisë së Brazilit, thyen rekordin e ish- legjendës Pele

Brazili e hapi fushatën e tij kualifikuese për Kupën e Botës me një fitore 5-1 në shtëpi ndaj Bolivisë, duke i lënë miqtë pa fitore në shtatë takime radhazi mes dy skuadrave.

Për sulmuesin dhe kapitenin e Brazilit, Neymar, kjo ishte një mbrëmje e veçantë për të. Falë dy golave të shënuar në këtë takim, ai ia doli të thyejë rekordin e ish sulmuesit legjendar Pele, i cili mbante fronin me 77 gola me kombëtaren, duke shënuar emrin e tij në librat e historisë si golashënuesi më i mirë i brazilianëve me 79 gola.

Neymar kishte mundësinë që të shënonte në minutën e 17-të, teksa gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke lënë të shtangur tifozët në stadiumin “Olimpic” në Belem.

Megjithatë goli hapës i ndeshjes nuk do vononte, me Rodrygo që shënoi në të 24 minutë. Pjesa e dytë ishte e furishme për Brazilin, që shënoi me Raphinha-n dhe sërish Rodrigon.

Në të 61 minutë ishte Neymar që me golin e tij kaloi rekordin e Pele, ndërsa në të 90+2 minutë e dërgoi numrin e golave me Brazilin në 79. Për miqtë nga Bolivia Abrego shënoi golin e flamurit.

Pas ndeshjeve të para në grupin e Amerikës Latine për kualifikueset e Kupës së Botës, Brazili, Uruguai, Argjentina dhe Kolumbia kryesojnë me tre pikë.

Go to TOP