Neville beson në largimin e Erik ten Hag nga Manchester United

Gary Neville nuk është i bindur se Erik ten Hag do të jetë në Manchester United sezonin e ardhshëm.

Në tablën e Premier League të kryesuar nga Liverpool, Manchester United gjendet në vendin e gjashtë. “Djajtë e Kuq” ende kanë shanse për të siguruar zonën evropiane në tabelë, por humbja e së shtunës ndaj Fulhamit ndërpreu një seri prej katër fitoresh.

Ish-futbollisti i Manchester United beson se fati i Erik ten Hag në Manchester United tashmë është vendosur.

“Sir Jim Ratcliffe dhe Dave Brailsford tashmë e dinë nëse Ten Hag do të jetë trajner sezonin e ardhshëm. Nuk mund ta besoj se ata do të presin majin për të marrë atë vendim”.

Go to TOP