Nesër hapet Qendra për trajtimin e qenve edacakë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Trajtimin e Qenve Endacak.

Në njoftimin e Komunës thuhet se kjo qendër do të kontribuojë në reduktimin e numrit të qenve në rrugë, përmirësimin e shëndetit të tyre dhe promovimin e mirëqenies së kafshëve.

“Gjithashtu, qendra do të ofrojë mundësi për adoptim dhe do të krijojë një ambient të sigurt dhe mbështetës për qen të braktisur”, thuhet në njoftim.

Go to TOP