Nënshkrimi i memorandumit, Bislimi: Luksemburgu vazhdon të mbështesë Kosovën
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit për dy fonde në mbështetje në sektorin privat me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel, para gazetarëve tha se përmes projekteve të ndryshme financiare Luksemburgu ka kontribuar në zhvillimin dhe progresin ekonomik dhe shoqëror në Kosovë.
Bislimi tha se vizita e Bettel-it është dëshmi e partneritetit të fuqishëm dhe të marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës e Luksemburgut.
Ai tha se takimet dhe bisedat e sotme ishin konfirmim i radhës dhe i përkushtimit tonë në thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimit të mundësive për bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët.
“Luksemburgu ka qenë dhe vazhdon të jetë mbështetës i palëkundur i Kosovës në të gjitha proceset tona shtetndërtuese përmes projekteve të ndryshme financiare Luksemburgu deri më tani ka investuar rreth 100 milionë euro në Republikën e Kosovës, duke i kontribuar kështu në zhvillimin dhe progresi tonë ekonomik dhje shoqëror”, tha Bislimi.
AI bĽri të ditur se sot zëvendëskryeministri Bettel dhe ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari, kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për dy fonde në mbështetje në sektorin privat, përmes të cilave synojnë të mbështesin sektorin privat vendor për të promovuar inovacionin dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.
Bislimi më tej tha se në vazhdën e memorandumit të saponënshkruar vijojnë përpjekjet e përbashkëta për të promovuar inovacionin brenda sektorit privat të Kosovës.
Kosova dhe Luksemburgu sot kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, në fushën e teknologjisë informative dhe projekteve inovative në vlerë prej 25 milionë eurove. /Kosova.info/