Nënshkrimet për Kuvendin e Jashtëzakonshëm në LDK, mblidhet në parti krahu i Lumir Abdixhikut
Një ditë pasi të pakënaqurit e LDK-së kanë dorëzuar në parti nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm për shkarkimin e Lumir Abdixhikut, krahu i këtij të fundit është mbledhur në parti.
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka deklaruar se takimi që po mbahet në selinë e partisë është një takim i brendshëm.
“Është takim i brendshëm. Është çështje e vendimit tash deri sa të verifikohen (nënshkrimet)”, ka deklaruar Manaj.
I pyetur nëse ekziston urgjencë për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, për shkak të situatës politike në vend dhe zhvillimeve brenda partisë, Manaj u përgjigj shkurt: “Po”.
