Nënat në Poloni vendosin karroca në kufi për fëmijët refugjatë nga Ukraina

Më shumë se 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i agresionit rus, shumë prej të cilëve janë gra dhe fëmijë.

Përtej kufirit, në Poloni, nënat po përgatiten për të ndihmuar.

Një foto tashmë virale tregon vargun e karrocave për fëmijë të vendosura për t’u dhuruar për nënat ukrainase në një stacion treni në vendkalimin kufitar në Medyka, Poloni.

Karrocat u vendosën aty nga nënat polake, sipas fotografit Francesco Malavolta i cili ka shkrepur foton.

“Mendoja për të dyja, për solidaritetin e atyre që sollën karrocat dhe historitë dramatike të nënave që ikin nga lufta”, tha ai.

Malavolta gjithashtu postoi të hënën një foto në Twitter që ai e bëri duke treguar karroca të rreshtuara në kufirin midis Sllovakisë dhe Ukrainës.

Go to TOP