Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 gjilanasi voziti 106 km/h – i merret patentë shoferi për tre muaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën ‘’Egnatia’’ në Kamenicës.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku është kufizimi i shpejtësisë dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e gjashtë (106) km/h.

“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka apeluar te vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu ka inkurajuar mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Go to TOP