Në Prishtinë shënohet dita e Italisë

Në shëniminin e ditës së Italisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur mirënjohës për kontributin e shtetin italian në shtetndërtimin e Kosovës dhe jo vetëm.

“Shpreh mirënjohjen për Italinë për mbështetjen e saj në pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare, duke theksuar lidhjet diplomatike, shkëmbimet ekonomike dhe ndërveprimet kulturore”, deklaroi ai.

Kryeministri Kurti ndau një anekdotë personale rreth “Kupës së Botës 1982” dhe fitores së Italisë para se të zhvendosej për të diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit në trajtimin e sfidave globale si ndryshimi i klimës dhe pabarazia ekonomike.

Aii foli edhe për marrëdhëniet Itali-Kosovë, diplomacinë dhe shkëmbimi kulturor.

“Kosova dhe Italia ndajnë lidhje të forta diplomatike dhe shkëmbime ekonomike”, theksoi Kurti.

Në anën tjetër, ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, tha se vendi i tij është i përkushtuar në ruajtjen e paqës dhe stabilitetit në Kosovë.

Ai përmendi edhe kontributin e pjesëtarëve italianë të KFORI-it në veri të Kosovës.

“Italia është e përkushtuar ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Kosovë, pavarësisht dështimit të liderëve lokalë për të njohur rëndësinë e tyre. Italia përballet me sfida në ruajtjen e stabilitetit në rajon, duke përfshirë luftën e fundit të paprovokuar ruse në Ukrainë dhe sfidat e pazgjidhura rajonale dhe të brendshme. Italia gjithashtu mbështet integrimin e Kosovës në strukturat ndërkombëtare dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Italia ka qenë një lojtar kyç në zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës, me 850 personel të dislokuar”, deklaroi ambasadori De Riu.

Mes tjerash në këtë mbrëmje kryeministri Kurti dhe ambasadori De Riu përmendën edhe nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të patent shoferëve ndërmjet Italisë dhe Kosovës, e cila u konsiderua edhe si forcim i lidhjes mes dy vendeve.  

Në organizim u prezentua edhe kuzhina italiane me pjesmarrje të një kuzhinieri të njohur dhe disa studentëve të kulinarisë.

Go to TOP