Arrestohet në Prishtinë personi i kërkuar për grabitje

Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që të enjten rreth orës 17:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë të arrestohet personi i dyshuar për grabitje.

Kështu ka bërë të ditur Policia.

Sipas PK-së, aktualisht hetuesit policor, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

“Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Go to TOP