Në Llapushnik gjendet një person pa shenja jete

Në Llapushnik është gjetur një trup i pajetë i një burri.

Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP