Në fund të mandatit, qeveria merr vendim për ndërtimin e dy stadiumeve dhe renovimin e dy të tjerëve
Qeveria e Kosovës gjatë një mbledhje elektronike ka marrë disa vendime.
Bëhet fjalë për aprovimin e ndërtimit të stadiumit të qytetit në Pejë, renovimin e stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren, ndërtimin e stadiumit të qytetit në Ferizaj, renovimin e stadiumit të qytetit në Vushtrri dhe renovimin e Galerisë Kombëtare.
Po ashtu ka emëruar komisionet Ad hoc për dy pozita.
“Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”.
Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës”.”
Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhje është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.