Ndodh fenomeni i pazakontë në Romë, Koloseu ‘sulmohet’ nga…

Turistët, plehrat dhe minjtë kanë ‘pushtuar’ Koloseun. Problemi është përshkallëzuar kohët e fundit dhe autoritetet në Romë janë duke marrë masa të jashtëzakonshme për të përballuar kërcënimin.

Çështja ka marrë përmasa edhe për shkak të videove të postuara nga dhjetëra turistë në rrjetet sociale ku minjtë bredhin përreth monumentit romak.

Megjithatë, sipas autoriteteve italiane, burimi i së keqes duket se janë kryesisht vetë turistët të cilët, lënë pas mbeturinat. Në fakt, temperaturat e larta e përkeqësojnë situatën edhe më shumë.

Sipas BBC , kreu i shërbimit të grumbullimit të mbetjeve në Romë, Sabrina Alfonsi, tha se minjtë ishin tërhequr nga grumbujt e mbeturinave të lëna nga turistët.

Mbrëmjet e verës është e zakonshme të shohësh minj që vrapojnë midis trotuareve dhe koshave në të gjithë qytetin. Sipas Raineës, Roma ka rreth 7 milionë minj , rreth 2.5 brejtës për banor.

Go to TOP