Ndërron jetë këngetari i muzikës folklorike shqipe

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë këngëtari Fadil Llugaxhiu.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Arbëri, përmes një postimi në facebook,.

“Sot u largove fizikisht nga ne, por pas le vepra të paharruara. Për familjen e shoqërinë do të jesh simbol i paqes e zëri më i bukur i këngës” ka shkruar i biri, duke bërë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet nesër në orën 16:00, në varrezat e fshatit Vraniq.

Fadil Llugaxhiu njihet për veprimtarinë e tij raposodike, pasi ka plasuar dhjetëra këngë për çështje kombëtare e për dëshmorë.

Së fundmi ai kishte lansuar një bashkëpunim me artistin e madh shqiptar, Arif Vladi, të titulluar “Besa-Besë, Bashkim Kombëtar”. /Kosova.info/

Go to TOP