Ndalohet një person për ushtrim të ndikimit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar.

V.N., është ndaluar me urdhër të prokurorit special për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

Veprimet janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.

Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës.

Institucionet mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. /Kosova.info/


Go to TOP