Ndal mashtrimit të dyfishtë anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE

Shkruan: Ejup BERIShA
Ne qytetarët e rëndomtë të Ballkanit Perëndimor jetojmë në shtete përralla apo më realisht thënë edhe në shtete fantazma.

Ne këtu politikanët i kemi premtues të mëdhenj të njëjtët pra bëjnë aq shumë premtime por këta nuk i realizojnë asnjëherë të njëjtat  premtime që i japin shumë shpesh, bile edhe më keq këta politikan janë edhe fantazues të mëdhenj kjo dëshmon se këta dhe ne bashkë me ta që u besojmë aq shumë të njëjtëve nuk jemi askund me realitetin objektiv.  Realiteti ynë me këta politikan pra gjendet diku shumë larg bile dhe tepër lartë atje diku në qiell e jo këtu në tokë. Qe sa kohë premtohet integrim i sigurt dhe i shpejtë i shteteve tona në Bashkimin Europjan dhe kjo assesi të ndodhë. O në këtë Samit o në atë samit të BE-së do të marrim datë dhe kjo datë për fillimin e bisedimeve të gjata dhe shumë të mundimshme për integrimin e shteteve tona në BE nuk është askund. Lidhur me mundësitë e anëtarësimit tonë në Bashkimin Europjan shumë më e përshtatshme dhe tepër e qëlluar është ajo kënga popullore shqiptare që titullohet O herë në këtë të enjte o herë në atë të enjte o politikan të Ballkanit dhe të BE-së pse po na gënjeni. Në rregull kjo është gënjeshtër dhe mashtrim shumë më i madh i politikanëve të shteteve tona sesa i kolegëve të tyre europjan. Këta të fundit më shumë po na mashtrojnë me fjalë të tipit dyert e BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të hapura për anëtarësim por sipas tyre ajo që duhet të bëhet është se duhet të bëhen këto dhe ato punë apo dhe duhet të zgjidhen këto apo edhe ato konteste dypalëshe dhe shtetet e BP do të jenë së shpejti pjesë e BE-së. Duhet thënë se kontestet mes shteteve të këtij rajoni janë aq të shpeshta dhe të shumta prandaj nëse BE pret që  shtetet tona që këto konteste ti zgjidhin shpejtë dhe të pranohen në BE atëherë këto gjëra nuk do të ndodhin aq lehtë dhe aq shpejtë. Në rajonin tone secili shtet i ka më shumë se një kontest me shtetin fqinj apo me shtetet e tjera saqë në aspekt kohor nuk dihet se kur do të zgjidheshin të gjitha këto konteste dypalëshe apo dhe shumëpalëshe. Unë jam shumë realist dhe do tu drejtohem shteteve anëtare të BE-së e do tu them se 1.Në shtetet tona apo politikanët e këtyre shteteve nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë asgjë për eliminimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar,2. Këta nuk bëjnë asgjë për zvogëlimin e vjedhjeve dhe keqpërdorimeve të pronës dhe parave publike, 3.Këtu asgjë nuk bëhet për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut apo dhe këtu asgjë nuk bëhet për eliminimin e këtyre shkeljeve, 4. Këtu te ne ka defiçit shume të madh të demokracisë, 5. Ekonomia është shumë e dobët dhe standardi jetësor i qytetarëve është akoma edhe më i ulët dhe më i dobët. Prandaj ju lutem si shtete të tilla siç jemi me shumë të meta, probleme dhe anomali apo si shtete që nuk kemi bërë dhe nuk bëjmë aq shumë rreth plotësimit të kritereve të nevojshme për marrje të datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në gjirin e BE-së ju lutemi pra që të na pranoni kështu siç jemi atje në gjirin e BE-së. Ndoshta si shtete anëtare brenda atje do të mund ti detyroni politikanët e shteteve tona që ti plotësojnë kushtet e nevojshme për anëtarësim në gjirin e BE-së, apo dhe që ti zgjidhin kontestet ndër fqinjësore më realisht dhe më shpejtë. Gjithashtu do të them se nëse presim dhe ju pritni që politikanët e shteteve të Ballkanit Perëndimor që të zbatojnë reforma dhe të zgjidhin konteste ata këto gjëra nuk do ti bëjnë aq shpejtë dhe aq lehtë. Prandaj na shpëtoni ne qytetarëve të rëndomtë të BP jo vetëm nga përtacia dhe mosgatishmëria e politikanëve vendor por edhe nga mashtrimet dhe gënjeshtrat e tyre se janë duke punuar për anëtarësimin tonë në BE. Të nderuar politikan të BE-së nëse e keni problem që shtetet e Ballkanit ti inkuadroni në BE për shkak të problemeve të brendshme që i keni ju atje në kuadër të organizatës tuaj apo për shkak të tendencave për reforimin e brendshëm atje atëherë ua bëjmë me dije se problemet tona janë më të mëdha, më serioze, më të vështira bile edhe më katastrofike se problemet  tuaja atje. A mundet ju lutemi juve politikan të BE-së qe të na kurseni të paktën nga mashtrimi I dyfishtë. Ne mjaft kemi mashtrime nga politikanët e vendit dhe tani na mungojnë edhe mashtrimet tuaja. Në çka konsiston mashtrimi i dyfishtë pra ju në BE na mashtroni dhe vazhdoni akoma që të na mashtroni me tregimin e dyerve të hapura kur flitet për anëtarësimin tonë në BE dhe politikanët tanë këtu na mashtrojnë se kanë bërë dhe po bëjnë çmos që ne sa më shpejtë të pranohemi në BE. Kështu që sa më shumë na mashtroni ju të dyja palët se ne jemi shumë afër BE-së ne aq më larg jemi për tu anëtarësuar në të. Prandaj ndalni mashtrimet dhe na anëtarësoni me të vërtetë dhe më shpejtë në gjirin e BE-së neve qytetarëve të shteteve përralla dhe fantazma të Ballkanit Perëndimor.

Go to TOP