Naumcheski i bashkohet Prishtinës
Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Stefan Naumcheski, i cili bëhet përforcimi i tretë i skuadrës gjatë afatit kalimtar të janarit.
Futbollisti njëzete pesë vjeçar vjen nga Brera Strumica, ekip që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Gjatë karrierës së tij, Naumcheski ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura në vendin fqinj, përfshirë Vardarin, me të cilin është shpallur kampion, si dhe Tikves, Metalurg dhe Pobeda.
Ai ka përvojë edhe në arenën ndërkombëtare, pasi ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Maqedonisë së Veriut në grupmoshat U18, U19, U20 dhe U21.
Pas zyrtarizimit, Naumcheski është shprehur i lumtur dhe krenar për kalimin te klubi bardhekaltër, duke theksuar traditën dhe ambiciet e Prishtinës.
