Napoli fiton në sekondat e fundit ndaj Genoa
Napoli ka shënuar fitore dramatike 3:2 në udhëtim ndaj Genoa, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Luigi Ferraris”.
Vendimtar ka qenë Rasmus Hojlund, i cili ka realizuar nga penalltia në minutën e nëntëdhjetë e pestë.
Genoa ka kaluar e para në epërsi me penalltinë e realizuar nga Malinovskyi, por Napoli ka reaguar shpejt me golat e Hojlundit dhe Scott McTominay, i cili ka shënuar një supergol nga distanca.
Në pjesën e dytë, Genoa e ka barazuar përkohësisht, ndërsa Napoli ka mbetur edhe me një lojtar më pak pas përjashtimit të Juan Jesus.
Megjithatë, penalltia e minutave shtesë i ka siguruar Napolit tri pikë të rëndësishme, duke e afruar në gjashtë pikë diferencë me liderin Inter.
