Napoli fiton ndaj Genoa, shënon Rrahmani

Napoli ka arritur fitore si mysafir ndaj Genoa të shtunën në ndeshjen e Javës së shtatëmbëdhjetë të Serie A.

Ndeshja në stadiumin “Luigi Ferraris” është mbyllur me rezultat 1-2.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ka arritur ta gjejë epërsinë pas vetëm pesëmbëdhjetë minutave, kur ka shënuar Zambo Anguissa.

Në minutën e njëzet e tretë protagonist me gol është bërë edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili ka shënuar pas një topi të pranuar nga Lobotka.

Genoa e ka ngushtuar rezultatin me golin e Pinamontit në pjesën e dytë, mirëpo nuk ka arritur ta shmangë humbjen.

Aktualisht Napoli ngjitet në krye të tabelës me tridhjetë e tetë pikë, por renditja mund të ndryshojë të dielën kur Atalanta pritet që të ndeshet me Empolin.


Go to TOP