Napoli deklason Sassuolon, shënon Rrahmani

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, e ka ndihmuar Napolin me gol për të fituar kundër Sassuolos në ndeshjen e të mërkurës, e vlefshme për Javën e 26-të të Serie A. 

Rezultati përfundimtar i takimit ka qenë 1-6. 

“Hat-trick” në këtë ndeshje për napolitanët ka shënuar sulmuesi nigerian, Victor Osimhen. 

Dy golat e tjerë janë shënuar nga Kvaratskhelia. 

Golin e vetëm për vendasit e ka realizuar Racic. 

Në tabelën e kryesuar nga Inter, Napoli gjendet në vendin e nëntë, ndërsa Sassuolo në vendin e tetëmbëdhjetë. 

Go to TOP