Nait Hasani e mbyll misionin diplomatik në Shqipëri aty ku e nisi, te sheshi “Adem Jashari”

Nait Hasani e ka përmbyllur misionin diplomatik si ambasador i Kosovës në Shqipëri para shtatores së Adem Jasharit në Tiranë. Në fakt, Hasani ka bërë të ditur që te sheshi “Adem Jashari” edhe e kishte nisur detyrën e tij si ambasador.

“Atdheu duhet pa kushte, Bac. Adem nga ky shesh këtu në Tiranë, sheshi “Adem Jashari “, misionin diplomatik në Shqipëri e fillova dhe nga këtu sot e përfundova. Për 22 muaj që shërbeva këtu në Tiranë, së bashku me Fatmiren e kolegët në mision diplomatik, me aq sa kam ditur jem munduar t’u dalim në ndihmë qytetarëve tanë andej e këndej atdheut tonë”.

“Kam prezantuar Kosovën te misionet diplomatike si një storie suksesi e luftës sonë dhe mbështetjes së tyre. Bac, atdheu duhet pa kushte nga vuajtjet shekullore. Bashkë Kosovën e bëmë shtet!”, ka shkruar Hasani në Facebook.

Ai e ka dorëzuar të hënën detyrën e ambasadorit, duke mos pasur një pasardhës të përcaktuar për këtë pozitë.

Go to TOP