Nagavci uron fillimin e vitit të ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar nxënëxit, mësuesit e prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Nagavci përmes një videoadresimi ka thënë se Ministria të cilën ajo e udhëheqë bashkë me komunat përkatëse, kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij viti shkollor.

Teksa ka theksuar se po punojnë çdo ditë për përmirësimin e infrastrukturës shkollore e ligjore dhe rritjen e cilësisë së teksteve mësimore.

“Sot shkollat tona hapin dyert për të mirëpritur fëmijët në ditën e parë të vitit të ri shkollor.  Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim dhe me komunat e shkollat kanë bërë të gjithë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2023/2024. Si Ministri po punojmë çdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore e ligjore dhe vazhdojmë punën tonë për rritjen e cilësisë së teksteve mësimore. Gjatë punës tonë në Ministri të Arsimit me vendosmëri po avancojmë politikat arsimore”, tha ajo.

“Vit të mbarë shkollor për të gjithë “, shtoi Nagavci

Go to TOP