Nagavci: MASHTI ka ndërmarrë të gjithë masat që provimi i maturës të realizohet si duhet

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar maturantët që sot kanë hyrë në ri-provimin të maturës shtetërore, duke thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për ta.

Nagavci përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se maturantë në këtë provim do të tregojnë aftësitë dhe shkathtësitë e tyre të fituara përgjatë arsimit parauniversitar.

Nagavci ka uruar që secili nxënës të arrijë rezultate sa më të larta të cilat do të ju mundësojnë të vazhdonin tutje shkollimin e lartë.

“Si ministri i kemi ndërmarrë të gjithë masat që ky proces të realizohet si duhet dhe pres edhe nga ju që të respektoni rregullat dhe udhëzimet e dhëna. Një falënderim i veçantë edhe për të gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës”, ka shkruar ajo.

Go to TOP