Naby Keita suspendohet pas refuzimit për të luajtur

Werder Bremen e ka suspenduar deri në fund të sezonit si dhe e ka gjobitur futbollistin Naby Keita pasi ai kishte refuzuar të luante kundër Bayer Leverkusen të dielën.

Mesfushori nga Guinea i kishte thënë stafit teknik të skuadrës se nuk dëshironte të ishte në njëmbëdhjetëshen startuese për ndeshjen dhe pastaj kishte refuzuar të hipte në autobusin e ekipit. 

“Ne nuk do të tolerojmë sjelljen e Naby. Ai e ka zhgënjyer skuadrën. Ai ka vendosur interesat e tij mbi ato të klubit”, ka thënë drejtori sportiv i Bremenit, Clemens Fritz.

Keita ishte transferuar në Bremen si lojtar i lirë në verën e vitit 2023, por ka luajtur vetëm pesë ndeshje në të gjitha garat dhe ende nuk ka shënuar apo asistuar. Ai më herët ka qenë pjesë e Leipzig dhe e Liverpool. 

Go to TOP