“Na shkoj jeta neve” – Hamza publikon momentin prekës me qytetarin nga Suhareka
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga Suhareka, ku gjatë një bashkëbisedimi me një qytetar ka folur për gjendjen e rëndë ekonomike dhe zhgënjimin që, sipas tij, po e përjetojnë shumë familje kosovare.
Në video dëgjohet qytetari duke iu drejtuar Hamzës me fjalët: “Gjashtë parë sy duhet me i pasë… A po e sheh, veç te poshtë po shkon Kosova. Na shkoj jeta neve”.
Hamza ka thënë se këto fjalë e kanë prekur shumë, pasi sipas tij ato pasqyrojnë realitetin e dhimbshëm me të cilin po përballen qytetarët.
