Muriqi shënon në ndeshjen e fundit të edicionit

Vedat Muriqi ka shënuar golin e tij të fundit për këtë edicion në La Liga.

Ndeshja e javës së tridhjetë e tetë mes Getafes dhe Mallorcas ka përfunduar me fitoren e kësaj të fundit me rezultat 1-2. 

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e dyzet e tetë falë një goli të Álvarez. Megjithatë, Mallorca ia ka arritur ta përmbysë rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Fillimisht Muriqi ka barazuar rezultatin duke shënuar golin e tij të shtatë sezonal, ndërsa në kohën shtesë, Maffeo ka realizuar edhe njëherë, duke i siguruar fitoren Mallorcas.

Me këtë fitore, Mallorca e ka mbyllur sezonin në vendin e pesëmbëdhjetë në tabelën e La Ligës, e cila kryesohet nga Real Madrid.

Go to TOP